PERËNDIMI I DIELLIT

| Nga HAMDI NUHIJU |

Vrojtues i të bukurës e di se Dielli është mbretëresha e bukurisë. Por, këtë gjë nuk e di Vjollca e vogël, 7 vjeçe, e cila, po luan me rërë në plazhin e madh në bregdetin shqiptarë në Ulqin. Vjollca është nga Medvegja! Me prindërit e saj, ajo për çdo vit pushimet verore i kalon në Ulqin. Babai i saj, Drini dhe nëna e saj Lulja, punojnë në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë.

Vjollca gjatë ditës së parë të qëndrimit në plazhin e madh në Ulqin, filloi të qajë. Dielli ia ka djegur të gjitha pjesët e fytyrës. Edhe pse ajo bashkë me prindërit e saj, para se të niset për në plazh kanë blerë syzet në shitoren e një tregtari shqiptar në Novi Pazar, por është hutuar dhe është treguar e pakujdesshme karshi rrezeve të forta të diellit. Filloi ta urrejë diellin dhe gjatë kthimit në dhomën e hotelit, i tha babait të saj:

– E urrej diellin! Babai e përqafoi fort, buzëqeshi dhe filloi që t`ia lyej pjesët e djegura të fytyrës.

Të nesërmen me të falur namazin e sabahut, Drini, Lulja dhe Vjollca vazhdojnë rutinën e vrapit dhe shëtitjes përreth valëve të detit shqiptar në Ulqin. Ecin e nuk e ndalin ritmin e të ecurës. Vjollca nis e frikësohet nga qenusheja Bardha e një turisti shqiptarë nga Vojvodina. Bardha është e këndshme, dëshiron të luaj me fëmijët, me këto fjalë, ky turist, përpiqet që ta qetësojë Vjollcën.

Pas një shëtitje të gjatë përreth bregdetit, Vjollca, Drini dhe Lulja ulen për të pushuar. Por, Vjollca është tepër kërkuese dhe risimtare. Ajo nuk dëshiron që situatat t`i ikin e ajo të jetoj pa bërë asgjë. Fillon që në rërë të vizaton. E vizaton Diellin, e mërrolur, të kërrusur dhe me shikim ka Vjollca. Mrrolat e Diellit, i thonë Vjollcës:

– Dua të gëlltis ty cipirruke e vogël.

Afër Diellit, Vjollca tenton që ta vizatoj veten, e bënë dy herë më të madhe se Dielli, ndërsa gishtin tregues e drejton në formë qortimi ka Dielli.

Nëna e Vjollcës duke parë luftën midis saj dhe Diellit, i afrohet asaj në heshtje dhe fillon t`i flet për Diellin:

– Cipirruke, e sheh se dielli sot është i mërzitur? Pse pyet me habi Vjollca.

– Sepse ti nuk po luan me të edhe pse gjatë tërë kohës Dielli po luan me ty.

Para kthimit në dhomën e hotelit, Vjollca e sheh me admirim perëndimin e Diellit. Thotë në vete, e tremba Diellin, u largua. Në dhomën e hotelit merr një laps dhe fillon ta vizatoj diellin duke lotuar.

Perëndimi i Diellit është duke lotuar.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *