PRITJE

| Nga AQIME SELMANI |

E prita me mall të vinte nga larg
me vrap të më merrte në krahë
e prita pa ngurrim
të vijë dita të më marr në përqafim

E prita pranëverë e verë
po ashtu edhe dimër e vjeshtë
erdhi dita kur zbarkoi
tek krejt shkoi, tek unë nuk kaloi
nuk kaloi as t’më përshëndesëte
dashuria e jetës që më ushqente
më ushqente me fjalë malli
e në fund më vrau së gjalli

Më keq se të më vriste
kur kuptova se s’më priste
për dikë që në sy s’më sheh
a ja vlen me prit me vjet.
unë prita vite e vite tek dera t’më vinte
por, ai zgjodhi derën e mbyllur të dikujt
e jo zemrën time që për të ishte përvëlu
kohën, dhuratën e shtrenjtë atë ia dhurova
bashkë me të edhe zemrën time e robërova
për dikë si ai që këto i sheh si një hiç
nuk ja vlente me lujt as edhe një gisht
tani veten e kam vu në vitrinë
përpos saj s’më intereson njeri
do e dua veten time aq shumë
pasi e meritoj
dashurinë që sma dha bota
vetë do e krijojë
do e krijojë vetë lumturinë me duar
nuk do e pres nga të huaj

Pikërisht kjo është edhe esenca
të jesh në jetë vetvetja.



LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *