| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Të nxitësh urrejtje e të shkatërrosh
një familje peshë t’a çosh..
me fjalë zemrat me i coptuar
kurrë rahat mos me jetuar,
Jo një ditë, por me vite
zërin n’qiell desh’ e ngrite
për t’i ndarë e për t’i penguar
njerëzit anë e mbanë me i turbulluar
Pa ditur respekt e pa ditur nderë
pa pasur fytyrë e as karakter
Pa e pasur frikë as Zotin,
me luajtur me njerëz me ua nxirë motin
Me u bë sebep me i prishë të tanë
gëzimet në mërzi, me i kthyer s’banë
lëri njerëzinë të jetojnë të lirë,
nesër kur të ikësh mos thonë: tash më se kemi t’vështirë..
nuk e bën mall, nuk e ke as hall
e ke të lehtë, fjalët ende pa dalë,
në buzë njerëzve me ua tharë..
Të fajësosh,
të drejtën mos dëgjosh..
të janë mbyllur sy e veshë
dhe zemrën hapur, vështirë t’a keshë
Të përmbysësh, të praptosh
Të përzësh e të lëndosh
e pastaj..
“s’më duan”të thuash..
Për pasuritë e botës
të shesësh njeri..
Pa vlerësuar as sa një atom imësi
dhe të presësh të t’nderojnë me krenari..
Ç’është kjo qenie e quajtur njeri,
jeton dhe vepron me mendjemadhësi,
të rrëzon, përtokë të shtrinë
e pastaj ”çohu”të pëshpërit..
dhe përsëri t’fajson përse nuk je ngritë..