| Nga BLERTA BAFTJARI |
Tund e përkund e ul’ e përkul’
Duart levizë e shkund nën hijen e reflektimit të dritës tuj këndu nën za
Për t’thy monotonin e punës
Apo duke e bërë me kënaqësi?
Mendjen gjetkë
E syrin shigjetë
Duke mos i shpëtuar as edhe një grimcë
Fishkëllon ndër vete nga lodhja e trupit apo shpirtit, nuk e di!
Edhe pse duket qe është i mbushun me jetë
Nuk i dihet a ka ndoj gja peng
Duket i plot’sun po s’di pse jep pak përqindje vetpakënaqësie!
Ndoshta, ndoshta na duket neve prej larg,
Apo është i tillë dhe nga afër?!
Qëndrimi të mbanë si njeri
Por edhe kufizimet e ruajnë atë që ke ti
A thua është i përpikët apo i mangët
Aty asnjiher’ s’e kam kuptu
Dhe s’besoj që ndonjehere kam për t’a kuptu
Vetëm e di që shpirti i njeriut trup do t’a takoj dhe shpirtin tjeter në liri
E për t’frymu me nji frym’
E me reflektu plot dashuni!