S’KA NJERI PA HALLE

| Nga AQIME SELMANI |

Prapë flas me vetën time në dhomë

ato që dua hallin s’ma dëgjojnë

Kaq hall të madh kam, s’kam me kë të bisedojë

me secilin që takohem më thotë “ti je e fortë”

Për ç’farë force po flisni se s’e kam idenë

A vetëm pse qëndroj në këmbë më thoni “ti ja del”?

Njeriu trupin e ushton me punë e shpirtin me fjalë

ku s’ke me kë të flasësh ti je një gjysmakë

Kam nevojë për dikë t’më dëgjojë deri në mëngjes

Brengën që e kam t’ia tregoj pa stres

Atë ta dim unë dhe ai vetë

mos bëhet brenga ime lajm i ditës në grupe

të mos ma shtojë edhe këtë të keqe mbi supe

por ku të gjejë një njeri me kaq iman

ku sot askush fjalën nuk e mban

të bën be për Zot se nuk tregon

nesër e harron se për kënd është betuar

e shkel dashurinë e Zotit shoqeve me u treguar

Lumturohen se vuan e mblidhen nëpër qoshe

kqyr ka ti e qesh shoqe më shoqe

Kënaqen se të fshehtën time e zbuluan

paramendoni të më shikojnë duke vuajtur

do marrin lodra e zurle e do hedhin valle

kinse janë ato njerëz pa halle.

Ata janë të ngratë por,nuk e dinë akoma

se po mbajn mbi supe edhe gjynahet tona

të paktën të kishin një pozitë më të mirë

atëherë do i lejoja të qeshnin pa pikë ngurim

po s’thotë kot mileti:

“ai që qesh për të tjerët

n’faktë duhet të qesh me veti”

Ta lë këtu më, mos shtoj diçka ma shumë

kjo fjalë e fundit, foli më shumë

Të përshëndes ty që bart gajlet e mija e të them:

“ktheje kokën kah vetja se edhe ti boll derte ke

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *