THUAJA VETËS

| Nga NEAL SEJFULLA |

Lumturinë dhe mërzinë tënde,
tregoja vetëm vetes
Guximin tënd,
besoja vetëm vetvetes
Dashurinë më të madhe,
falja vetes
Nëse ende nuk je gati,
mos e dorëzo zemrën.

E sotmja jetohet
pa e menduar të djeshmen.
Nuk mund të ecësh përpara
nëse pendohesh nga gabimi që të la mbrapa.

Nëse s’ja pranove vetes
se je ndryshe nga të tjerët,
edhe shumë herë të tjera
do ngelesh në provimin e jetës.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *