| Nga EMINE BAJRAMI |
Ti mund të dhurosh lule e të pranosh gjemba,
ti mund të falësh dashuri e të t’bëjnë të ndjeshë mërzi.
Ti mund të flasësh ëmbël, por njejtë të mos ta kthejnë,
ti mund të qash shkaku i tyre, e ata mos e vërejnë!
Ti mund të lëndohesh në shpirt e në heshtje të vuash,
ti mund të kesh për të thënë shumë, e asnjë fjalë mos e thuash.
Ti gjitha forcat e zemrës dhe gjuhës heshtjes ia dhurove,
Të lumtë ty që vetëm për hirë të Zotit durove!