| Nga AMELA TEMJA |
Mori valixhen e saj t’mbushun plot me shkrime e me copëza kujtimesh nër rrugët e vjetra të Vienës. Hodhi mbas krahëve mbramje plot jetë nër mahallet plot shënd t’qytetit dhe u parfumos me lumtuninë dehëse të ditëve që kaloi duke u nisur për në stacionin e vjetër të trenit.
Një artiste, një shpirt hollë plot detaje gjer në thellësi nuk do e linte pa provuar edhe muzën e saj të rinisë. Në kokë kishte vendosur një shall të kuq, e shtrëngonte fort cepin që i prekte duart.
Nisja bëhej herët dhe fytyra e saj zeshkane kishte marr nurin e agimit, nur i zbehtë por plot qetësi që t’luante zemrën nga vendi kur e shihje. Ecjet e saja aq femërore t’jepnin melodine e veprave t’luajtura në operat nërkombëtare. Pa fjalë, e randë e aq frymë marrëse teksa hidhte ato hapa t’vegjël. Ásht nál; fytyrën e saj, shikimun e saj era e mëngjesit i ka takuar me një udhëtar. Zemra shpejt i rrahu, valixhja prej dorës i ra dhe ecjen e atij udhëtari t’huej e ka ndjek me sytë si shigjetë derisa ka kalu n’stacionin matanë. Koha! Koha pra dhe jeta, mike kaq t’poshtra i ritakuan prapë. Nuk ka lëvizuar nga vendi, me trup e sy t’ngrimë i ka vështruar nga larg. Udhëtari i huaj me çehre pendimi që ia kishte vizatu fytyrën asht afrue e n’tone të randa burri e pyeti, si ke qënë ?
Zani që tash sa kohë e kishte ndëgju nër netë, nër mëngjese ku andrrat e frikshme e kishin zgjue prej gjumi, at shikim që tash sa vite e kishte kërku e sot e zuni. Tanime krejt përballë saj!Dhe udhetari vazhdoi : “kam dëgjuar që je e lumtur , atë çka ndodhi mes nesh e ke hedhur prapa . Të tjerë ashike ke strehuar në zemër e në vargje. Një lanetë , poete ia del . M’bëhet qejfi që nuk të ka mposht dhimbja. ”E ka degju dhe çdo fjalë si ka lënë qeliz pa e helmue, e buzët e saja t’holla të thame e t’çame nga dhimbjet sa herë lotët ia kishin lag vetëm ka thánë :”po ti si je?”E kesaj herë udhetari me ton ma t’nalt prej gojës tij ka vjell inat e hala plot dhimbje t’shkuemes i ka thánë : “Mirë, çdo gjë kalon. Edhe dhimbjet. T’pata than ma mirë t’vriten kujtimet e le t’jetojnë andrrat. T’kam harruar, çdo gjë kalon në jetë. Edhe dashuritë .Të njejtën gjë do kesh bërë dhe ti. ”Ahh veç ti kishit pa sytë e saj , ska met varg me e përshkru sa rand shpirtin ata fjalë ia kishin godit. Me za t’vobektë , fjalët pa iu dridh, zemra tu i dhimt, e n’gjak dashni tu iu helmu ia ka kthy :”un t’kam dasht e t’du. Nji dashni t’madhe s’di me fshi as koha as largsia. Por t’kuptoj jo gjithkush di si me dasht, me dasht pa ia ditë. bota tuj u strehu veç n’besim Zotit . ”
Udhëtarit iu ka zbeh fytyra, e dhimbja kesaj here plage t’ithta tuj i qel ia ka mbyll mendimet.
E ka parë në sy, ka marrë valixhen n’dorë edhe pa u kthyer mrapa asht nis drejt trenit. Kesaj here te dy po ktheheshin. Po ishte ndryshe.E për here t’pare vargu s’me ka pranu me strehu shikimin e asaj gruaje. E ia kam ndu emrin ikje, si gjithëmonë kurudhëtarët iknin.