| Nga LAURETA REXHA |
Rrënja e kësaj ndjenje është e thellë
ngjyra e saj është shpresë
aroma e saj është shpërblim
vendin e ka në shpirt.
Fytyra e kësaj ndjenje ndryshon
çdo ditë vjen e më përqafon
thjesht në një tjetër formë.
Qëllimi i kësaj ndjenje është i lartë
përse unë qëndroj kaq poshtë
ndoshta kjo ndjenjë do të më ngritë
atje ku nuk kam menduar.
Fillimi i kësaj ndjenje është drithmë
mëngjesi i saj është brengë
mesdita e saj pranim
nata, e tëra nënshtrim.
Në jetën e kësaj ndjenje
vendin tim e kërkoj
a thua njëra tjetrës vendin do t’ia lëshojë
sepse kur thyhemi të dyja
me një vështrim i shoh të gjitha!